Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër të Britanisë së Madhe, ku si pasojë e një sulmi brutal në rrugë ka humbur jetën një 22-vjeçar.
Viktima është Fatjon Oruçi , i cili vdiq tragjikisht pasi u sulmua nga disa persona në një rrugë të qytezës Rotherham, rreth orës 01:20 të mëngjesit të së shtunës, në 1 janar, raportojnë mediat në gjuhën angleze.
Autopsia zbuloi se 22-vjeçari shqiptar ishte dhunuar dhe qëlluar disa herë me thikë nga autorët.
Autoritetet britanike arrestuan një 26-vjeçar dhe një femër 20-vjeçare në lidhje me vrasjen,raporton Syri.net.
Të dyshuarit janë marrë në pyetje dhe janë duke u hetuar për ngjarjen. Një tjetër 23-vjeçar u ndalua në datën 4 janar, por u la i lirë për mungesë të provave që e lidhin me ngjarjen. Hetimet për këtë rast të rëndë vazhdojnë.
Për këtë ndodhi të tmerrshme, kanë shkruar shumë media britanike, mes tyre edhe gjigandi mediatik BBC.
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë
Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...
Elijona habit me mungesën e njohurive, nuk e di çka është FS...
SHBA refuzon kërkesën e Iranit për ndryshimin e vendit dhe f...