Raportohet për të paktën 29 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin qendror dhe verior të Gazës të shtunën gjatë natës, kanë bërë të ditur mjekët në Gaza
Sipas BBC. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) filluan një tjetër ofensivë në Jabalia një javë më parë, duke thënë se Hamasi po përpiqej të rikthente infrastrukturën e tij atje.
Kurse zyrtarët shëndetësorë në Gaza kanë thënë se rreth 150 palestinezë janë vrarë atje gjatë javës së kaluar.
Njerëzit e zhvendosur në zonë thonë se ushtria izraelite ka rrethuar Jabalian dhe i ka urdhëruar ata të largohen përmes një korridori.
Mediat ndërkombëtare rapotojnë se në Libanin jugor, Hezbollahu thotë se “u përlesh” me ushtarët izraelitë që përpiqeshin të kalonin në fshatin Ramiya, herët të dielën.
Ministria libaneze e Shëndetësisë ka theksur se 15 persona janë vrarë në tri sulme izraelite gjatë 24 orëve të fundit në Deir Bella, Al Maaysra dhe Barja.
IDF-ja ka thënë ndërkaq se Hezbollahu ka lëshuar rreth 320 predha nga Libani në Izrael të shtunën./rtk/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...