Libia ka lëshuar 205 urdhër arreste për libianë dhe të huaj të dyshuar për përfshirje në një rrjet kontrabande për emigrantët që nisen drejt Evropës.
Ato përfshijnë akuza për trafikim njerëzor, torturë, vrasje dhe përdhunim, transmeton portali arbresh.info
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Libisë tha se rrjeti përfshinte anëtarë të shërbimeve të sigurisë, udhëheqës të kampeve të ndalimit të emigrantëve dhe zyrtarë nga ambasadat afrikane në Libi.
Libia ka qenë në trazirë që nga rënia e Muamar Gadafit në vitin 2011.
Fuqia është e shpërndarë mes milicive të ndryshme dhe dy qeverive rivale, duke lejuar aktivitetet e paligjshme të lulëzojnë.
Vendi është bërë një pikë kyçe në rrugën e qindra mijëra emigrantëve Afrikanë Sub-Saharianë që përpiqen të arrijnë Evropën nga deti./Arbresh.info/
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...