Një 24 vjeçar shqiptar është arrestuar në Zvicër.
Policia gjatë një kontrolli në një shtëpi në Zuchwil SO, ka gjetur dhe sekuestruar një kilogramë kokainë dhe shtatë kilogramë heroine.
Ngjarja ka ndodhur më 20 korrik, shkruajnë mediat zvicerane.
Sipas policisë vlera e drogës llogaritet të jetë mbi 102 mijë euro.
Shqiptari u kontrollua nga patrulla e policisë pasi disa lëvizjeve të dyshimta. Pasi u ndalua ai nuk kishte ndonjë dokument identifikues. Kështu ai u dërgua në stacionin e policisë për t’u verifikuar.
Pas hetimeve, prokuroria publike kishte urdhëruar bastisjen e shtëpisë së shqiptarit.
Droga u konfiskua dhe 24 vjeçari gjendet ende në paraburgim. /kk/
Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Forumin e Sal...
“Hija jote ka me metë hije e jeme”, çka po paralajmëron Dafi...
Kaja Kallas kërkon armëpushim për të shpëtuar Libanin nga ‘k...
Dita e dhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkon në 1700...
“Nuk kanë asnjë arsyetim”, Kusari-Lila dënon gju...
Ky është vendimi i plotë i Kushtetueses lidhur me dekretin e...