Pas një udhëtimi 6 ditor mbi një barkë të vjetër dhe të dëmtuar, 24 emigrantë të nisur nga Afrika kanë arritur në gjendje të rënduar në Ishujt Kanari të Spanjës.
12 burra, tetë gra dhe tre fëmijë është ishte bilanci në bordin e barkës të cilët u paraqitën me gjendje të vështirë shëndetësore në Spanjë për shkak të kushteve të vështira në det të hapur.

Emigrantët u mikpritën nga turistët e pranishëm në ishull, ata i ofruan ujë dhe ushqime dhe më pas njoftuan njësitë e shpëtimit për mbërritjen e tyre. Me mbërritjen e njësive të shpëtimit, emigrantët u pajisën me batanije termale dhe më pas iu ofrua ndihma e parë ndërsa për fëmijët u sigurua trajtim mjekësor në spital. Sipas raportimeve të mediave iberike asnjë prej emigrantëve të ardhur nga Afrika nuk është në gjendje kritike për jetën./tch

Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...
4 rregulla të mobilimit të shtëpisë që dizajnerët nuk i anas...
Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30
Inteligjenca Artificiale tani vjen në Paint dhe Notepad
Pozicioni i gabuar i dorës gjatë matjes së tensionit jep rez...
Shtëpia e Bardhë publikon fotografinë nga ceremonia e Bordit...