Një hulumtim i kryer në Gjermani ka treguar se besimi në demokracinë në vend është ulur dhe se 23 për qind e qytetarëve besojnë se vendi është në rrugën drejt diktaturës.
Hulumtimi i kryer nga Instituti INSA tregon se besimi në qeverinë e vendit ka rënë gjatë pandemisë së COVID-19, shkruan gazeta gjermane “Welt am Sonntag”.
Më tej shtohet se disa njerëz madje mendojnë edhe të largohen nga vendi dhe 23 për qind e qytetarëve mendojnë se Gjermania është në rrugën drejt diktaturës.
Drejtori Ekzekutiv i INSA-s, Hermann Binkert, ka thënë se 20 për qind e atyre që jetojnë në perëndim dhe 30 për qind e atyre që jetojnë në lindje besojnë se demokracia është e rrezikuar./AA/
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik