Policia keniane ka vendosur një shpërblim prej 215 mijë dollarësh amerikanë për kapjen e liderit të Al-Shabab, Mohamed Mohamud, një ish-mësues në medresenë e Garisas, i cili besohet se ishte ideatori i sulmit në unveristetin e qytetit, ku mbetën të vrarë 148 vetë, pjesa më e madhe të krishterë.
Presidenti kenian, Uhuru Kenjata, tha se përgjegjësit do të dënoheshin dhe gjithashtu i kërkoi ndihmë komunitetit musliman në vend që të ndihmojë në parandalimin e radikalizimit. Ministria e brendshme tha se pesë të dyshuar të tjerë janë arrestuar, disa ndërsa përpiqeshin të arratiseshin për në Somalinë fqinje. Katër prej tyre janë me origjinë pikërisht nga Somalia, ndërsa i pesti nga Tanzania.
Familjarët dhe të mbijetuarit e sulmit në universitet, ku viktimat përzgjidheshin të ishin të krishtera, janë ende të traumatizuar. Një prej familjeve të viktimave, Elizabet Musias, kujton se si ka dëgjuar përmes telefonit fjalët e fundit të vajzës, para se të qëllohej për vdekje, raporton Zëri.
Terrositët përdorën telefonin e saj për të folur me familjen dhe i kërkuan vëllait të Elizabetës, Kenit, që të telefononte menjëherë presidentin Kenjata për t’i dhënë ultimatumin që të tqrhiqte trupat keniane nga Somalia.
“Në emër të babait unë fola me të”, shpjegon Ken. “Ajo më foli me qetësi dhe më shpjegoi se ata ishin aty dhe kishin arritur t’i gjenin nga vendi ku ishin fshehur. Më pas më kërkoi të flisja me ta. Dy minuta pasi më dha ultimatumin, një prej tyre më telefonoi sërish dhe pasi më tha se presdenti nuk i ka plotësuar kërkesat… Më pas dëgjova vetëm tre të shtëna”. Elizabeta, studente në vitin e dytë për mjeksi u vra në katin e katërt të konvikteve të unviersitetit
Pjesa më e madhe të 400 të mbijetuarve u dërguan në Nairobi për t’u takuar me të afërmit që i prisnin me antkh, ndërsa disa prej tyre arritën të shpjegonin çastet kaotike kur militantët e Al-Shabab hynë brenda kampusit.
“Kur erdhën ata të Al-Shabab, unë isha në konvikt. Disa nga ne ikën me vrap, disa u ngjitën në çati, ndërsa disa u mbyllën brenda. Unë u ngjita në çati dhe prita aty deri sa erdhën ushtarët për të na shpëtuar rreth orës 8 të darkës”, kujton një student.
Megjithëse numri i viktimave deri tani numërohet 148, të tjerë mund t’i shtohen listës së zezë për faktin se ka ende persona që mungojnë në apel, student dhe mësues./arbresh.info/
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës në “KaragaçR...
Albion Rrahmani shënon gol në fitoren e Sparta Pragues
Kurti: Nuk e quajta gjithë opozitën “hajvan”, ndoshta duhej ...
Shkëndija shënon fitore të madhe në Ligën e Konferencës, tri...
Kurti distancohet nga gjuha e Sami Kurteshit ndaj gazetarëve...
Drita pëson disfatën e parë në Ligën e Konferencës, mposhtet...