Agjencia e mbrojtjes civile e drejtuar nga Hamasi thotë se një sulm izraelit që goditi një xhami në Gaza e cila shërbente si strehë, vrau të paktën 21 persona, raporton agjencia e lajmeve AFP këtë mëngjes.
Xhamia ndodhej në Deir al-Balah në Gaza qendrore me ushtrinë izraelite duke thënë se objektivi kishte qenë militantët e Hamasit, shkruan BBC transmeton Arbresh.info.
Përditësimi nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), i lëshuar në orët e para të mëngjesit, i referohet më tej një sulmi në një ish-shkollë në të njëjtën zonë.
Ai thotë se të dy objektet kanë qenë “qendra komandimi dhe kontrolli” të përdorura nga Hamasi dhe se janë ndërmarrë hapa në të dyja rastet për të minimizuar shanset e viktimave civile.
Andin Hoti: Kosova po ndërton platformën digjitale ‘eP...
Guardiola drejt largimit nga Manchester City, lojtarët mbete...
Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, groposen rreth 20 k...
Jashari priti gjeneralin amerikan McKinney, theksohet forcim...
Tronditet Spanja: 25-vjeçari dyshohet se vrau prindërit dhe ...
Hargreaves takon Radoniqin, i jep mbështetje për zgjedhjet e...