Zyrtarët kinezë kanë njoftuar se së paku 21 minatorë kanë humbur jetën për shkak të shembjes së një pjese të minierës së thëngjillit në Kinë.
Ekipet e emergjencës i kanë shpëtuar 69 minatorë që ishin ngujuar në minierën “Lijiagou” që ndodhet afër qytetit Shenmu. Agjencia shtetërore e lajmeve ka njoftuar se shkaku i shembjes është duke u hetuar nga autoritetet.
Miniera “Lijiagou” menaxhohet nga kompania “Baiji”, ndërsa nuk janë dhënë hollësi të tjera për të. Aksidentet në miniera janë mjaft të shpeshta në Kinë, pavarësisht përpjekjeve për t’i përmirësuar kushtet e sigurisë.
Sipas të dhënave të administratës kineze për sigurinë në miniera të thëngjillit, 375 minatorë kanë humbur jetën vetëm gjatë vitit 2017, shkruan “BBC”
Një muaj paraburgim për dy punonjës të KEDS-it të dyshuar pë...
Kapet me kokainë një person në pikën kufitare në Morinë
Jashari: Tani ndihem 100% gati për të ndihmuar Milanin
Një punëtor humb jetën në Termocentralin “Kosova B” pas një ...
Begaj në Shkup: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shembull b...
Rusia dhe Ukraina bien dakord për armëpushim lokal, fillojnë...