Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike DailyMail, vendi u përfshi nga një stuhi breshëri që zgjati vetëm 20 minuta, gjatë orëve të mëngjesit. Fatmirësisht nuk raportohet për të dëmtuar në njerëz.
Në fotot e shpërndara nga banorët e zonës në rrjetet sociale, mund të shihen madhësia e kokrrave të breshërit, të cilat janë vërtetë të mëdha.
Dëmtime të rënda pësuan edhe çatitë e shtëpive, si dhe të mbjellat në fusha.
Sipas shërbimit meteorologjik të Yunnan, stuhia nisi rreth orës 06:40 të mëngjesit dhe shoqërohej me era të forta që shkonin deri në 70 kilometra në orë. Sipas autoriteteve, stuhi të tillë nuk ishte parë prej shumë vitesh./tvklan.al
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...