Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi të martën se nëse kombi i tij nuk e fiton një betejë të vështirë në një qytet kyç lindor, Rusia mund të fillojë ndërtimin e mbështetjes ndërkombëtare për një marrëveshje që mund t’i kërkojë Ukrainës të bëjë kompromise të papranueshme.
Ai ftoi gjithashtu liderin e Kinës, i cili njihet si aleat i Rusisë, ta vizitojë Ukrainën.
Nëse Bakhmut do të binte në duart e forcave ruse, presidenti i tyre, Vladimir Putin, do t’ia shiste këtë fitore Perëndimit, shoqërisë së tij, Kinës, Iranit, tha Zelensky në një intervistë ekskluzive për Associated Press.
“Nëse ai ndjen pak gjak – erë se jemi të dobët – ai do të shtyjë, shtyjë, shtyjë,” tha Zelenskyy në gjuhën angleze, të cilën e përdori pothuajse për të gjithë intervistën.
Udhëheqësi ukrainas e zhvilloi këtë intervistë me AP-në në bordin e një treni që kalonte nëpër Ukrainë, nëpër disa qytete ku u zhvilluan luftime të ashpra dhe të tjera ku forcat e vendit të tij kanë zmbrapsur me sukses pushtimin e Rusisë.
Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm: Vrasësit e Lirid...
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...