Ministri i Jashtëm i Katarit tha se vendi i tij po punon me talibanët për të rihapur aeroportin e Kabulit “sa më shpejt që është e mundur”.
Nuk ka ende “asnjë indikacion të qartë” se kur aeroporti i Kabulit do të rifillojë funksionimin normal, tha Mohammad bin Abdulrahman al-Thani gjatë një konference për media me homologun e tij britanik, Dominic Raab, të enjten në Doha.
“Shpresoj se në ditët në vijim do të dëgjojmë disa lajme të mira”, tha ai.
Më herët, Al Jazeera, duke cituar një zyrtar të aviacionit civil në Afganistan, tha se fluturimet e brendshme nga aeroporti i Kabulit do të rinisin më 3 shtator.
Transmetuesi me qendër në Katar raportoi se një ekip teknik i Katarit po vlerëson dëmet në aeroport dhe se planet janë që ai të rikthehet në punë “së shpejti”.
Fluturimet e brendshme u ndërprenë pasi talibanët morën kontrollin e Afganistanit, më 15 gusht.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët arritën të evakuojnë më shumë se 123,000 të huaj dhe afganë nga Kabuli midis 14 gushtit – një ditë para se talibanët të merrnin kontrollin – dhe 31 gushtit, kur SHBA-ja përfundoi praninë e saj në Afganistan.
Megjithatë, dhjetëra mijëra afganë që ndihmuan vendet perëndimore të luftojnë talibanët gjatë 20 vjetëve të kaluar, mbetën prapa.
Më 27 gusht, disa sulme vetëvrasëse jashtë aeroportit të Kabulit dëmtuan rëndë ndërtesën dhe lanë mbi 170 njerëz të vrarë. Në mesin e viktimave ishin edhe 13 ushtarë amerikanë. /REL/
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...
Nait Hasani rrëfen tmerrin në Burgun e Dubravës: Më vrau shp...
Izraeli miraton ligjin që dënon me vdekje palestinezët e dën...