Gjeorgjia, ish-shtet sovjetik në bregun lindor të Detit të Zi, do të aplikojë menjëherë për anëtarësim në BE, thotë partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”.
Vendimi vjen një ditë pasi Parlamenti Europian mbështeti ofertën e Ukrainës për të aplikuar për anëtarësim në BE.
Kryetari i “Ëndrrës Gjeorgjiane”, Irakli Kobakhidze u tha gazetarëve se po i bënte thirrje BE-së “të shqyrtojë kërkesën tonë në mënyrë urgjente dhe të marrë vendimin për t’i dhënë Gjeorgjisë statusin e një kandidati për anëtarësim në BE”, raporton BBC.
Gjeorgjia ka pasur demonstrata të mëdha kundër pushtimit rus të Ukrainës. Rusia ka kontrolluar dy rajone gjeorgjiane, Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë, që nga viti 2008, kur forcat ruse dëbuan trupat gjeorgjiane prej tyre.
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit