19 persona kanë vdekur në lagjen Maroof të krahinës jugore Kandahar në Afganistan, transmeton Klan Kosova.
Këta persona kanë vdekur nga një sulm me bombë që ndodhi të shtunën në mbrëmje në një zyrë ku regjistroheshin votuesit.
Shefi i Policisë së Kandaharit, Tadeen Khan , ka thënë se tetë punonjës të Komisionit Zgjedhor janë vrarë nga këta talebanë, ndëra 11 persona të tjerë janë ushtarë të forcave të sigurisë afgane.
Ndërsa zëdhënës i talebanëve, Qari Yousuf Ahmadi, tha se luftëtarët kanë vrarë punonjësit e Komisionit zgjedhor si dhe 57 anëtarë të Mbrojtjes Kombëtare dhe Forcave të Sigurisë.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë