Një përplasje e fortë mes një autobusi dhe një kamioni që transportonte mallra ka vrarë 19 persona dhe ka plagosur 22 të tjerë në një shtet veriperëndimor të Meksikës, thanë autoritetet lokale.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Elota, një destinacion turistik. Pas përplasjes, automjetet u përfshinë në flakë.
“Ne numëruam 19 trupa. Identifikimi i tyre do të kërkojë pak kohë, pasi ata u karbonizuan.”, u shpreh Sarah Quinones, prokurorja e përgjithshme në shtetin e Sinaloa. Të plagosurit janë duke u trajtuar në spitalet lokale dhe po hetohet për shkaqet e aksidentit. Në autobus ndodheshin 37 persona./abcnews.al
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...
Kritika për Araújon pas ndeshjes me Newcastle: mbrojtësi uru...
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...