17-vjeçari nga Kosova, që e theri me thikë mësuesen në Essen të Gjermanisë të premten, është jashtë rrezikut për jetën, raporton “Waz.de”.
Ai ishte plagosur rëndë gjatë arrestimit nga zyrtarët policorë.
Të hënën, policia e Bochumit, e cila ka marrë përsipër hetimin, raportoi se jeta e autorit të dyshuar nuk është më rrezik, por ai mbetet i shtruar në spital.
Zyra e Prokurorit të Essenit dhe Policia e Essenit nuk kanë komentuar ende mbi motivet e autorit të dyshuar.
Mësuesja është shtruar në Spitalin Universitar të Essenit të premten dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente kirurgjikale. Edhe ajo është jashtë rrezikut për jetën.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...