Të paktën 17 persona janë vrarë gjatë të shtënave masive në një shkollë të mesme në Florida.
I dyshuari është emëruar si Nikolaus Cruz, 19 vjeç, ish-nxënës i shkollës ku është kryer krimi, transmeton portali arbresh.info
Sipas zyrtarëve Cruz ishte armatosur rëndë dhe kishte filluar të hapte zjarr nga jashtë shkollës, duke u futur më pas edhe brenda.
Nxënësit dhe mësuesit janë detyruar që të fshihen nëpër klasa të ndryshme.
Fillimisht është raportuar për 12 të vrarë dhe 14 të plagosur, por më pas është raportuar se disa nga viktimat kanë ndërruar jetë gjatë trajtimit në spital.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe është duke e hetuar rastin./arbresh.info/
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?