Të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe 40 u plagosën nga tërmeti me magnitudë 6.3 që godit Afganistanin perëndimor të shtunën në mëngjes.
Sipas zëdhënësit të ministrisë së së menaxhimit të fatkeqësive në Afganistan, shifrat bazohen në raportet parësore nga distrikti Zinda Jan i provincës Herat.
Videot e postuara në mediat sociale treguan qindra njerëz në rrugë jashtë shtëpive dhe zyrave të tyre në qytetin e Heratit.
Një prej banorëve tregoi tmerrin që ai dhe familja e tij ndjenë nga lëkundjet.
“Unë dhe familja ime ishim brenda shtëpisë sonë, e ndjeva tërmetin, familja filloi të bërtiste dhe vrapoi jashtë, kishte frikë të kthehej brenda. Të gjithë njerëzit janë jashtë shtëpive të tyre. Shtëpitë, zyrat dhe dyqanet janë të gjitha bosh dhe ka frikë për tërmete të tjera”, tha Abdul Shakor Samadi.
Në vitin 2002, rreth 1000 njerëz u vranë në Afganistanin verior nga një tërmet me magnitudë 6.1./a2cnn
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...