Te paktën 14 persona shiit kanë mbetur të vdekur nga një sulm i militanteve gjatë ceremonisë së Ashoura-s në një xhami në veri të Afganistanit.
Zëdhënësi i guvernatorit Ahmad Farhad ka thënë se shpërthimi ndodhi në hyrje të xhamisë shiite në qendër të qytetit Balkh, duke lënë të vdekur 14 persona dhe 28 të tjerë të lënduar, transmeton arbresh.info.
Sulme të ngjashme në popullsinë shiite kanë ndodhur edhe gjate ditëve të kaluara në Kabul për të cilat përgjegjësi kanë marrë Shteti Islamik.
Grupet e armatosura kanë shfrytëzuar rastin e festës së Ashoura-s për të cilën me ditë të tëra janë grumbulluar besimtarët. Një dëshmitar i vendit të ngjarjes ka thënë se sulmuesit kanë qëlluar të gjithë që kanë qenë para tyre duke mos kursyer as jetët e fëmijëve./arbresh.info.
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë