Guvernatori i rajonit qendror ukrainas të Dnipropetrovskit, tha se 13 civilë janë vrarë në granatimet ruse gjatë natës në Nikopol dhe Maranets.
Sipas guvernatorit, 11 persona janë plagosur, pesë prej të cilëve janë në gjendje serioze.
Kreu i administratës shtetërore në rajonin e Dnipropetrovskit, Valentyn Reznichenko, tha se dy viktima, ndonëse u dërguan në spitalin e Maranetsit, vdiqën më vonë nga plagët e marra.
Reznichenko e përshkroi skenën e sulmit në afërsi të lumit Dniepër.
“Kemi pasur një natë të tmerrshme… Njëmbëdhjetë të vdekur… Të gjithë njerëz paqësorë”, tha ai në një postim në Telegram.
Më vonë ai njoftoi se numri i viktimave ka arritur në 13.
“Është e vështirë që të nxjerrim trupat nga rrënjojat”, shtoi ai.
Zona ku ka ndodhur sulmi është rreth 20 kilometra në anën e kundër të lumit Dinepër nga centrali bërthamor i Zaporizhjas.
Ky central është marrë nën kontrollin rus që në ditët e para të pushtimit që nisi më 24 shkurt.
Por, granatimet në Maranets kanë qenë më të ashpra, teksa është dëmtuar një ndërtesë banimi 20 katëshe, shkolla, një konvikt dhe një qendër kulturore./rel/
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia