Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar 813 vdekje të reja nga koronavirus sot, duke e çuar totalin në 12,142, pas tri javësh bllokim total.
Duke folur në një konferencë në të cilën ajo u bë lideri i parë që azhurnoi statistikat e sotme, Ministrja e Parë Skoceze, Nicola Sturgeon tha se do të ishte ‘e pakontestueshme dhe e papranueshme’ që furnizimet mjekësore të devijohen nga një pjesë e Mbretërisë së Bashkuar në tjetrën, transmeton portali arbresh.info.

Ministrja e Parë po fliste pas raportimeve që disa kompani po japin përparësi për furnizimet në NHS Angli dhe shtëpitë e përkujdesjes në jug të kufirit.
Një total prej 615 pacientësh kanë vdekur në Skoci pas testimit pozitiv për koronavirus, nga 575 të hënën./arbresh.info/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër