Një djalë 11-vjeçar në Itali ka qëlluar veten me armën e shërbimit të babait që punonte si karabinier. Si pasojë e plumbit që mori në kokë, i mituri vdiq, ndërsa nga hetimet e para ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale.
Sipas mediave italiane, fëmija kishte qenë vetëm në dhomë. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme. Menjëherë u njoftua shërbimi i urgjencës, por i mituri nuk arriti të mbijetojë.
Karabinierët e sektorit të hetimeve shkencore të Firences mbërritën në banesë, ku ngushëlluan babanë e djalit, ndërsa mësohet se edhe nëna këtij të fundit punonte si efektive e policisë bashkiake. Miqtë dhe mësuesit e 11-vjeçarit, janë të tronditur nga ngjarja e rëndë./Koha/
Pakistani e Afganistani shpallin armëpushim për Bajramin pas...
Forbes: Shqipëria, një nga pesë vendet e vetme të NATO-s që ...
34-vjeçari vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestoh...
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji