Princi i kurorës daneze Frederik dhe gruaja e tij, princesha Mary, bënë sot një vizitë njëditore në Poloni, për të festuar 100-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Çifti mbretëror u mirëprit në pallatin presidencial nga presidenti i Polonisë, Andrzej Duda dhe zonja e parë Agata Kornhauser-Duda.
Më pas, presidenti polak dhe princi Frederik, morën pjesë në bisedime për energjinë.
Duda, në këtë fushë, theksoi bashkëpunimin në rritje me Danimarkën, përfshirë projektin e përbashkët “Baltic Pipe”, si dhe burimet e rinovueshme të energjisë, njoftoi agjencia polake e shtypit, PAP.
“Polonia shpreson të bashkëpunojë me Danimarkën në krijimin e fermave të mullinjve me erë në detin Baltik”, theksoi Duda.
Çiftet mbretërore dhe presidenciale vizituan gjithashtu një qendër vendase të veteranëve, duke falënderuar ushtarët polakë dhe danez që shërbyen së bashku në Kosovë, Irak dhe Afganistan./atsh/
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...