100 milionë shtetas të Bashkimit Evropian kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronvirusit. Lajmin e dha presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cila u shpreh krenare për këtë arritje. Ajo njoftoi gjithashtu se do të siguronin 50 milionë vaksina të tjera Pfizer në tremujorin e dytë.
“Lajmi i mirë është se vaksinimi është përshpejtuar rreth Evropës. Shtetet anëtare kanë siguruar mbi 126 milionë doza të vaksinës dhe jam e lumtur të njoftoj se 100 milionë doza janë injektuar. Por siç pamë me njoftimin e Johnson and Johnson, ka shumë faktorë që pengojnë furnizimet sipas planit me vaksina, raporton A2.
Prandaj është e rëndësishme të veprojmë me shpejtësi. Jam e lumtur t’iu them se kemi arritur një marrëveshje me Pfizer për të përshpejtuar dërgimin e dozave. 50 milionë doza të tjera shtesë do të dërgohen në tremujorin e dytë, duke nisur nga prillit”, tha Ursula von der Leyen.
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...