
In this Saturday, April 18, 2020 photo, thousands of Bangladeshi Muslims gather to attend the funeral of a popular Islamic preacher defying a nationwide lockdown to curb the spread of the new coronavirus at the central district of Brahmanbaria, Bangladesh. Bangladesh, a nation of 160 million people, is struggling to enforce ban on large gatherings. (AP Photo/Masuk Hridoy)
Më shumë se 100,000 njerëz kundërshtuan urdhrin e izolimit të Bangladeshit të shtunën, për të marrë pjesë në funeralin e një lideri të vjetër të partisë islamike në rrethin e Brahmanbaria, sipas ndihmësit special të kryeministrit, Shah Ali Farhad dhe zëdhënësit të policisë së Brahmanbaria, Imtiaz Ahmed.
Funerali për Maulana Zubayer Ahmad Ansari, një mësues i islamit, bëri që të thyhen rregullat e karantinimit, të cilat nuk lejonin më shumë se pesë persona të luteshin njëherësh, duke ngjallur frikën e një shpërthimi të ri të koronavirusit nga ngjarja pasuese, raporton CNN, transmeton lajmi.net.
Dhjetëra mijëra njerëz përfshinë rrugët për në rrethin Brahmanbaria, duke ecur nga zonat përreth për të marrë pjesë në varrim, sipas Mohammad Mamunul Haque, sekretari i përgjithshëm i partisë islamike.
Policia nuk ishte në gjendje të kontrollonte turmën, duke rezultuar që zyrtari përgjegjës dhe ndihmës iprori të tërheqen nga ngjarja dhe të formojnë një “komitet hetimi tre-anëtarësh” për të filluar hetim mbi veprimtarinë e kongregacionit, sipas Sohel Rana, Bangladesh Zëdhënësi Qendror i Policisë.
Bangladeshi ka regjistruar gjithsej 2,456 raste pozitive të koronavirusit, me 91 vdekje nga e diela.
Sveçla jep detaje për Ligjin për të Huajt e atë për Automjet...
Kurti mirëpriti grupin e alpinistëve që do të ngjisin majën ...
Valë tërmetesh me epiqendër në rajonin e Korçës, banorët të ...
Hargreaves: NATO-ja është kyçe për të ardhmen e Kosovës
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua