Rreth 10 mijë refugjatë nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme do të lejohen të hyjnë në Gjermani, ka konfirmuar Komisioni Europian.
Dimitris Avramopoulos, komisioneri për migracionin dhe çështjet e brendshme, tha se Berlini ishte zotuar për shifrat në fillim të javës, si pjesë e programit të riintegrimit vullnetar të BE-së, transmeton portali arbresh.info
“Qeveria gjermane edhe njëherë po dëshmon se është aty kur është fjala për solidaritet”, u njoftua të thoshte të enjten në gazetat e Grupit Funke Media.
Në shtator, Komisioni njoftoi se do të paguajë shtetet anëtare më qëllim të shpërndarjes së rreth 50 mijë refugjatëve nga Çadi, Egjipti, Etiopia, Libia dhe Sudani deri në vitin 2019, si pjesë e përpjekjeve për të stabilizuar rrjedhën e migracionit nga gjithë Mesdheu.
Deri në 50 milionë euro janë lënë mënjanë për skemën.
Vendimi i Gjermanisë pason konfirmimet e bëra nga 19 vende tjera të BE-së që deri tani kanë premtuar të lëvizin rreth 40 mijë njerëz.
Nëse plani më i fundit i Gjermanisë do të realizohet, objektivi i përgjithshëm i BE-së për të rivendosur 50,000 refugjatë do të arrihet./arbresh.info/
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...