Një ushtar amerikan ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë një “përplasje luftarake” në krahinën lindore në Nangarhar, ka deklaruar ushtria amerikane.
Incidenti ka ndodhur të hënën në Aceh, thuhet në deklaratë, ndërsa nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e angazhimit luftarak, transmeton portali arbresh.info
Dy muaj më parë, Pentagoni njoftoi për shtimin e rreth 3 mijë trupave ushtarake në Afganistan.
Pentagoni vlerëson se numri i trupave ushtarake amerikane në Afganistan është rreth 11 mijë.
Shtetet e Bashkuara dhe forcat aleate të saj janë duke luftuar me talibanët, si dhe me një fraksion të një organizate militante në Afganistan./arbresh.info/
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...