Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.140.775 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 8.674 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.140.775 numrin e rasteve ndërsa me 415 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 26.357.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, me 12.264 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.184 dhe në Algjeri 1.391 vdekje.
Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritrea nuk janë raportuar vdekje deri më tani.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 592.144 raste, Egjipti me 96.753 dhe Nigeria me 49.895 raste.
Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë është 862.564.
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...