Shira të mëdha të përcjella me erëra të fuqishme kanë detyruar evakuimin e dhjetëra njerëzve, disa hotele janë vërshuar, ndërsa qindra vetura kanë përfunduar nën ujë ose baltë në pikën turistike greke Halkidiki.
Zjarrfikësit deri në dhjetë herë janë detyruar që të tërheqin njerëzit nga automobilat e ngujuar dhe janë angazhuar të gjitha pompat për zbrazjen e ujit, transmeton KosovaPress. Sipas informacioneve të fundit, probleme gjatë 48 orëve të fundit ka pasur edhe në Neos Marmaras, Toroni, Sarti, Vuruvuru dhe Siki.
Rrëshqitjet e dheut në rrugë, automobila, të cilët i bart uji, shtëpitë e vërshuara, apartamente dhe punëtoritë janë paralizuar në këtë pjesë të Halkidikit, dhe dëmet ende janë duke u vlerësuar.
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...