Shefi i diplomacisë austriake dhe kryesuesi i OSBE-së, Sebastian Kurz deklaroi se është i brengosur për shkak të retorikës provokuese nga Donjecku, si dhe planit për shtetin e ri.
Siç raporton AFP, forcat pro-ruse në lindje të Ukrainës, të cilat nuk e njohin Kievin zyrtar, njoftuan se janë duke formuar shtetin e ri – Malorusia në territorin e Ukrainës.
“Jam i shqetësuar për shkak të retorikës provokuese, të cilën e kemi dëgjuar nga Donjecku”, tha Kurz. Ai u bëri thirrje palëve në kontest që të përmbahen nga çdo deklaratë nxitëse, të cilat mund të rrezikojnë zbatimin e marrëveshjes nga Minsku dhe të sjellin në pyetje integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, transmeton KosovaPress.
Më herët TASS ka raportuar se zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov tha se ideja për krijimin e Malorusisë është iniciativë personale e liderit të DNR-së Aleksandar Zaharçenko. AFP shkruan se shteti pritet të formohet pas referendumit dhe se do të quhet Malorusia, që është emër nga koha e carit në Rusi dhe është përdorur për të përshkruar hapësirën e Ukrainës së sotme. Zaharçenko tha sot se situata në Ukrainë është pa rrugëdalje dhe se për të dalë nga kjo gjendje duhet krijuar shtetin e ri Malorusia për një periudhë kalimtare deri në tri vjet.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës