Kulmi i infeksionit me COVID -19 në Rusi nuk ka ardhur ende, por situata është ende e vështirë pasi virusi vazhdon të përhapet në gjithë vendin, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin.
Gjatë një takimi me zyrtarë rusë, ai ka thënë se autoritetet dhe shërbimet mjekësore kanë ndihmuar në ngadalësimin e nivelit të koronavirusit.
“Siç thonë ekspertët, kulmi i shkallës së infeksionit nuk ka ardhur ende, dhe tani duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta zbutur këtë kulm në kohën kur po regjistrohet një numër më i lartë i infeksioneve të reja”, tha Putin.
Ai shtoi se situata është e vështirë dhe se virusi vazhdon të përhapet jo vetëm në Moskë, por në të gjitha rajonet e tjera.
“Infeksioni është regjistruar në të gjitha 85 rajonet e Federatës Ruse”, tha Putin.
Sipas të dhënave të Worldometer, Rusia ka 47.121 raste me koronavirus, me 4.268 të reja në 24 orët e fundit dhe 405 të vdekur, prej tyre 44 vetëm sot.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...