​OKB e shqetësuar për rritjen e numrit të fëmijëve viktima të konfliktit afgan

21:09 | 17 Prill 2016
M. A.

Numri i fëmijëve të vrarë, apo të plagosur, në konfliktin afgan është rritur për 29 për qind gjatë tre-mujorit të parë, në raport me të njëjtën periudhë në vitin 2015, ka njoftuar OKB të dielën, ndërkohë që luftimet kanë rifilluar.

Nga 1 janari deri më 31 mars, 600 civilë janë vrarë në këtë konflikt, që përfaqëson një ulje me 13 për qind në raport me vitin e kaluar, dhe 1 mijë e 343 janë plagosur, një rritje me 11 për qind, ka theksuar zyra e përfaqësuesit special të OKB-së në Afganistan, Nicholas Haysom.

Por misioni i OKB-së(UNAMA)alarmohet për intesifikimin e luftimeve në zonat e banuara ku vriten dhe plagosen gratë dhe fëmijët me një rritëm shumë më të lartë se sa pjesa tjetër e popullsisë.

Gjatë tremujorit të parë, 161 fëmijë janë vranë dhe 449 të tjerë janë plagosur, që përfaqëson një rritje me 29 për qind në raport me vitin 2015, dhe numri i grave afgane të vrara apo të plagosura është rritur për pesë për qind.

Shpërndaje në rrjete sociale