Sot bëhet një vit nga tentim grushtshteti në Turqi, prapa të cilit qëndruan një grup i ushtarakëve të komandës turke.
Përpjekja e ushtrisë turke për ta marrë pushtetin në Turqi me forcë, dështoi pas thirrjes që presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u bëri qytetarëve përmes rrjeteve sociale, të cilët në mënyrë masive dolën dhe bllokuan forcat ushtarake.
Pas kësaj dite, më shumë se 50 mijë ushtarë, policë e nëpunës shtetërorë u burgosen, kurse dhjetra mijëra të tjerë u larguan nga vendet e punës. Për këtë pushteti turk e ka akuzuar lëvizjen Fetho të klerikut Fehtullah Gulen, i cili jeton në SHBA.
Tentim grushtshteti ka lënë shumë pyetje të pasqaruara, pasi disa nga vendet perëndimore për këtë e akuzojnë presidentin Erdogan, i cili përmes këtij plani arriti që të forcojë pushtetin e presidentit dhe të marrë kompetenca më të mëdha për vete.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë