Rusia ka rritur në mënyrë drastike praninë e saj ushtarake në kufirin ukrainas, deklaroi sot presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, duke përmendur kërcënimin e një “lufte të plotë” me Moskën.
“Numri i tankeve në bazat ushtarake ruse që ndodhen përgjatë kufirit tonë është trefishuar”, pohoi Poroshenko në një intervistë dhënë tre televizioneve ukrainase.
“Numri i njësive ushtarake të vendosura përgjatë kufirit tonë është rritur në mënyrë të konsiderueshme”, shtoi ai pa specifikuar periudhën.
Kreu i shtetit raportoi gjithashtu një rritje të madhe të numrit të anijeve ushtarake ruse në Detin Azov dhe të një pranie ushtarake ruse të përforcuar në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Moska katër vite më parë, duke cituar të dhëna nga shërbimet sekrete të Ukrainës.
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...