Republikani amerikan Greg Gianforte ka fituar në zgjedhjet e posaçme për Kongresin në Montana, vetëm pak orë pasi ai u akuzua se kishte sulmuar një gazetar britanik.
Me rreth 96% të votave të numëruara, raportohet se ai ka siguruar 51% të mbështetjes, ndërsa rivali i tij demokrat, Rob Quist, 43%. Gianforte ka kërkuar ndjesë për incidentin në të cilin ai akuzohet se ka goditur në trup Ben Jacobs, i cili punon për britaniken “The Guardian”. Në fjalimin e tij të fitores, ai tha se e ka marrë mësimin nga gabimi dhe se i vinte keq për gjithçka kishte ndodhur.
Gazetarët e tjerë që ishin të pranishëm në momentin e incidentit, të mërkurën, thanë se Gianforte ka kapur Jacobs nga qafa me të dyja duart dhe e ka rrëzuar atë në tokë, pasi gazetari kishte këmbëngulur në një pyetje. Më herët, Gianforte kishte thënë se Jacobs i kishte kapur krahun, duke bërë që të dy të binin në tokë. “Kur bën një gabim, duhet të mbash përgjegjësinë për të, kjo është mënyra se si funksionon në Montana”, tha ai para mbështetësve të vet. “Natën e kaluar, unë bëra një gabim, bëra diçka që nuk mund ta kthej mbrapsht. Nuk jam krenar për atë që ka ndodhur, nuk duhej të kisha reaguar në atë mënyrë dhe më vjen keq për këtë”, shtoi Gianforte.
Ai është akuzuar për agresion, dënimi maksimal për të cilin është 500 dollarë gjobë dhe 6 muaj burg. Gianforte, një multimilioner dhe shef teknologjie, mundi Quist, një këngëtar folku, për të zënë vendin bosh të Montanës në Dhomën e Përfaqësuesve.
Vendi bosh mbeti pasi Presidenti Trump emëroi përfaqësuesin e mëparshëm, Ryan Zinke, si Sekretar të Brendshëm./kp
Hajdutët e Luvrit shpëtuan për vetëm 30 sekonda, zbulon heti...
Sveçla nuk e përfill paralajmërimin e Ambasadës së Gjermanis...
Raporti me Benitën, Toney i drejtohet ashpër Klodit: Nuk ësh...
Kamioni godet për vdekje një këmbësore në Prizren
Më 24 dhjetor nis procesi i gjykimit ndaj të akuzuarve për s...
Shefi i NATO-s: Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë