Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm përballë COVID-19 dhe duhet të marrin të njëjtat masa paraprake sikurse pjesa tjetër e popullatës, për të mbrojtur veten dhe të tjerët, bëri me dije sot Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“E kemi thënë dhe e përsërisim: të rinjtë mund të infektohen, të rinjtë mund të vdesin dhe të rinjtë mund të transmetojnë virusin”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp, transmeton lajmi.net.
“Duket se kthimet e rasteve në disa vende janë pjesërisht për shkak të të rinjve që kanë ulur vigjilencën e tyre gjatë verës, në hemisferën veriore”, shtoi Ghebreyesus.
Covid-19 ka lënë të vdekur 670 000 persona në të gjithë botën dhe më shumë se 17 milionë raste janë diagnostikuar që nga fundi i dhjetorit.
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...