Kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiroi të falënderojë zjarrfikësit për kontributin e tyre në krizën gjatë pandemisë koronare, por kreu i zjarrfikësve ia mbylli telefonin.
Merkel thirri Departamentin kundër zjarreve në Berchen, por Andre Musvik, shefi i shërbimit, mendoi se po bëhej fjalë për një shaka të njërës nga radiot lokale, shkruan gazeta Nordkurir.
Për të mos u shndërruar në objekt të humorit, Musvik menjëherë ndërpreu thirrjen.
Më vonë, telefoni cingëroi përsëri dhe një zyrë shtypi e kancelares u përgjigj, duke sqaruar se më parë kishte thirrur Merkel.
Megjithatë, Merkel thirri serish zjarrfikësit dhe i falënderoi për punën e tyre.
Ajo mësoi nga mediat se zjarrfikësit në Bergen, pasi u testuan negativisht për koronavirus, vendosën të hyjnë vullnetarisht në karantinë./ts/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...