​Kreu i OKB nxit të gjitha shtetet të shpallin emergjencën klimatike

23:00 | 12 Dhjetor 2020

Qeveritë e të gjithë botës duhet të shpallin gjendjen e emergjencës klimatike, derisa bota të arrijë nivelin e zero emetimeve të CO2, tha sot sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në një samit me liderë botërorë.

Të paktën 38 vende e kanë bërë diçka të tillë deri tani, kryesisht prej dobësisë së tyre ndaj impakteve të ndryshimit të klimës, që tashmë kanë nisur të ndjehen.

“A mund të mohojë ende dikush se po përballemi me një emergjencë dramatike? Unë ju ftoj të gjithëve të ndjekim këtë shembull”, tha Guterres.

Shpallja e emergjencës klimatike do të thotë që vendet të përshpejtojnë hapat për reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt serë.

Një numër vendesh në rritje kanë shtuar objektivat e tyre për arritjen e emetimeve zero, por vetëm pak kanë detajuar planet sesi do ta arrijnë atë.

Guterres tha se vendet e G20 po shpenzojnë 50% më shumë për paketat e stimujve për karburantet fosile, sesa në iniciativat e reduktimti të CO2.

“Kjo është e papranueshme,” tha ai në samitin online Climate Ambition Summit, i organizuar nga OKB, Britania e Franca.

“Triliona dollarë që nevojiten për rekuperimin nga pandemia e Covid po merren hua nga gjeneratat e ardhshme . Kjo është një provë morale. Ne nuk mund të përdorim këto burime për t’u bllokuar në politika që i bëhen barë gjeneratave të ardhshme, në një planet thuasje të marrë fund”, shtoi Guteres.

0Më shumë se 70 liderë botërorë, biznesmenë dhe aktivistë të shoqërisë civile, morën pjesë në samitin online, i cili shënon pesë vjet nga samiti i Parisit për klimën, ku vendet u zotuan të ruajnë ngrohjen e planetit nën 2gradë C mbi temperaturat e epokës para industriale, që konsiderohet nga shkencëtarët si limiti i sigurisë.

Por zotimete bëra në Paris ishin të pamjaftueshme dhe objektivat përdirtësohen çdo pesë vjet nga vendet.

BE konfirmoi dje zotimin për reduktimit me 55% të emetimeve deri në 2030, teksa dhe vende të tjera si Kina, Japonia e Korea e Jugut kanë prezantuar plane afatgjata për të arritur zero emetime deri në vitin 2050 apo 2060.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara