Ish-drejtori i CIA-s David Petraeus e quajti sot marrjen e pushtetit nga talibanët në Afganistan si “të tmerrshme” dhe një “katastrofë” për botën.
Ish-gjenerali ushtarak amerikan dhe ish-komandanti i forcave ushtarake në Afganistan paralajmëroi se “këtu nuk ka një epilog të mirë”, në një deklaratë për radio WABC.
“Ky është një hap i madh prapa për sigurinë kombëtare dhe është në prag të bëhet shumë më keq nëse nuk vendosim të ndërmarrim veprime vërtet serioze,” tha 68-vjeçari Petraeus.
Ai thotë se ekziston një zgjidhje në formën e një mesazhi për talibanët.
“Nëse ne mund të flasim me talibanët në mënyrë efektive, t’u themi atyre se duhet të ndalojnë atë që po bëjnë, ose t’ua dërgojmë ushtrinë amerikane dhe ne do ta ndalojmë këtë,” tha Petraeus, transmeton New York Post.
Sipas tij, çdo epilog është i keq, “nëse talibanët marrin Afganistanin ose gjithçka kthehet në një luftë civile”./bs/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...