Sivjet nuk do të ketë pushim pranveror për nxënës në shkollat e Kosovës. Kështu bëhet e ditur në bazë të një vendimi të publikuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Sipas ministrisë në bazë të vendimit, periudha e dytë e ditëve të mësimit fillon 18.01.2021 dhe përfundon me dt.02.04.202.
Tutje thuhet se nëntë ditët e humbura të mësimit në periudhën e parë dhe të dytë do të zëvendësohen në ditët e pushimit pranveror dhe në ditët e shtunë. Për këtë ditë mësimi do të zëvendësohen ditëve të shtuna dhe të planifikojnë komunat.
Gjysmë vjetori i dytë në shkollat e Kosovës ka filluar më 18 janar me planin e njëjtë siç kishte filluar gjysmë vjetori i parë. Pra, me tre skenarë të cilët ishin përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Skenari A është për mësim fizik në shkolla, skenari B – mësimi i kombinuar dhe skenari C – mësimi online nga platforma të ndryshme./Arbresh.info/


Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...
Situata e sigurisë, komandanti i KFOR-it takon kreun e FSK-s...
Në këtë vend renditet sonte Prishtina për ndotje të ajrit
Peticion për minatorët, kërkohet hartimi i Listës së Sëmundj...
Pacolli uron ditëlindjen e djalit të tij Armanit me një mesa...