Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për masat që institucionet arsimore duhet të ndërmarrin në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, në kohën kur vendi vazhdon të përballet me pandeminë coronavirus.
Ai gjatë një vizite sot në shkollën model “Qamil Batalli” në Prishtinë, ka thënë se çdo institucion arsimor në Kosovë duhet të respektohen masat parandaluese si, ruajtja e distancës fizike gjatë hyrjes dhe daljes në shkollë, mësimit në klasë apo lëvizjes nëpër korridore, mbajtja e maskës, si dhe përdorimi i dezinfektuesve.
Ministri Zemaj, gjatë kësaj vizite është informuar lidhur me përgatitjet që kjo shkollë ka bërë për fillimin e vitit të ri shkollor si dhe hapat e nevojshëm që janë ndërmarrë për t’u mbrojtur nga virusi, si dhe ka dorëzuar një donacion simbolik me maska dhe dezinfektues.
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava