Zafir Berisha e quan “kryedebill” kryetarin e SBASHK-ut

14:25 | 28 Mars 2019
M. A.

Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar për kompensimin ose jo të orëve që nxënësit kanë humbur gjatë kohës kur mësimdhënësit kanë qenë në grevë, shkruan arbresh.info.

Deputeti nga Nisma, Zafir Berisha ka qenë i ashpër në deklaratën e tij duke thënë se Sindikata e Arsimit në Kosovë udhëhiqet nga një grup injorantësh.

Ai ka ofenduar kryetarin  e SBASHK-ut, Rrahman Jasharin duke e quajtur “kryedebill”.

“Ju vërtetë e keni arrit një qëllim në mënyrën më të padrejtë por ju e keni shkatërruar Kosovën, ju me te vërtetë do të merrni rrogën e madhe por ju e keni shkatërruar të ardhmen e këtij vendi. Duke i rritur pagat  keni shkatërruar ekonominë e këtij vendi.

“Lojërat e pista me sindikatat e arsimit ne krye me kryedebillin duhet me i ndal dhe me u kthyer me gjendjen reale të arsimit”

“Turpi lë të ju mbetet atyre që po manipulojnë më arsimtarët por dëmi po shkon tek fëmijët tanë”, ka thënë ai./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2327456337473568/?__xts__[0]=68.ARB5ND7ToUuBZmHu9PxI4u88HfoN4Fq6litWd0wN8GEB7ihop4Ja2VaEQbygeN4wXJgjNpp_lm4IKqn5mmbfY4uO8dJ2H72gh-5XxZClrV0ke518fqRqnKRZOxMbMxvV3LHE-bjUWjVC9fzDUYN1yb4lJml64OUf5K1AtVtK9cBFJ2KM04FtMsRI0_chRLsCS2QTAtt5bsK-YJvWQmKg2flJZEuRTp_yyInFPjVeIvC6x7jl3kW13PWdeCRAXea_w4CknLs6a2eJp0cb72DLIC8FHhe7lGU–_fCfX9ie1ctEu1opSHEV4Z-v7Hwot0bD1RsKYoRy97Rgofl_0Gth83_mSBfExGBLSk&__tn__=-R

Shpërndaje në rrjete sociale