Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka vënë gurthemelin për ndërtimin e shkollës në lagjen “Prishtina e Re”, në kryeqytet.
Nagavci, thënë se me përfundimin e kësaj shkolle brenda 36 muajve, fëmijët e lagjes “Prishtina e Re” do të kenë mundësi për të ndjekur mësimet në shkollë të re dhe moderne. Ajo e quajti të nevojshme shkollën në zonën që, sipas saj, po rritet me shpejtësi.
“Ndër të tjera, Nagavci theksoi se inaugurimi i 20 çerdheve në këto katër vite dhe plani për përfundimin e 45 çerdheve të tjera, tregon përkushtimin për të krijuar ambiente të sigurta dhe të mira për fëmijët. Me një buxhet prej mbi 400 milion euro për vitin 2025, është e qartë se investimet në arsim janë një prioritet i lartë”, tha ndër të tjera Nagavci.
Kjo shkollë është investim i Ministrisë së Arsimit, me një shumë prej më shumë se 3. 3 milion euro e me sipërfaqe prej 6430.00m² dhe kapacitet për 800 fëmijë.
Sipas MASHTI-t, investimet totale në komunën e Prishtinës gjatë këtij mandati katër vjeçar janë 8,124,686.76 euro.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...