Rreth 350 studentë, vendorë e ndërkombëtar, nga vende të ndryshme të botës, nga data 5 korrik deri më15 korrik 2016, do të jenë pjesëmarrës në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës.
Në këtë ngjarje do të ofrohen gjithsej 11 kurse nga fusha të ndryshme të studimit, të cilat ligjërohen nga profesorë vendor dhe ndërkombëtar, si nga SHBA-të, Gjermania, Irlanda, Polonia, Rusia, Kroacia, Bullgaria etj.
Pjesëmarrësit gjatë këtyre ligjëratave do të kenë rastin të përfitojnë njohuri të ndryshme nga profesorët ndërkombëtar dhe vendor si dhe do të këmbejnë përvoja akademike dhe shkencore nga të gjitha lëmit.
Përveç aktivitetit akademik, përgjatë këtij programi zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh tjera, si: forume, punëtori të ndryshme, ekskursione, gara sportive, mbrëmje studentore, vizita të ndryshme dhe aktivitet të tjera.
Në këtë edicion, është vënë re një interesim më i madh i të rinjve nga vende të ndryshme të botës, si nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Zvicra, Norvegjia, Polonia, Spanja, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Tunizia, Turqia, Japonia, Shqipëria, Bangladeshi, Belgjika, Benini, Bosnja dhe Hercegovina, Brazili, Bullgaria, Kamboxhia, Kina, Kroacia, Çekia, Danimarka, Franca, Gjeorgjia, Gana, Indonezia, Italia, Kazakistani, Kenia, Maqedonia, Malejzia, Mali i Zi, Namibia, Nigeria, Pakistani, Filipinet.
Në përfundim të këtij programi studentët do të certifikohen nga Universiteti i Prishtinës dhe do të marrin 4 kredi (ECTS), informon Zyra për Informim e UP-së.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë