Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të ndajë 1.052 bursa për studentët për vitin akademik 2019\20, është bërë e ditur të hënën nga UP-ja.
Sipas komunikatës, Këshilli Drejtues i Universitetit ka aprovuar më 20 shkurt, raportin e Komisionit për Ndarje të Bursave Universitare për Studentët e UP-së, për vitin akademik 2019/2020.
Secili nga studentët do të përfitojë nga Universiteti 650 euro.
Më së shumti bursa do të ndahen për studentët e Fakultetit Juridik – 193. Me mbi 100 bursa janë edhe studentët e Fakultetit të Arteve (137), Mjekësisë (125) dhe Ekonomik (114).
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin