Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka miratuar Rregulloren për të ardhurat personale të personelit akademik, shtesat për funksione, honorarët dhe komisionet e përhershme në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Me anë të kësaj rregulloreje janë bërë disa ndryshime thelbësore që përfshijnë:
reduktimin e temave të baçelorit dhe masterit që mund ti mentorojë një mësimdhënës brenda një viti akademik;
heqjen e pagesave për provime për mësimdhënës;
uljen e pagesave për mentorë dhe anëtarë të komisioneve për mbrojtjen e temave në nivelin e studimeve të masterit dhe doktoratës.
uljen e pagesave të komisioneve të përhershme të universitetit;
uljen e pagesave për orë për bashkëpunëtorët e jashtëm për ligjërata dhe për ushtrime pa thirrje akademike në universitete publike;
personeli akademik i emëruar apo i zgjedhur në njërin prej posteve udhëheqëse (rektor, prorektorë, anëtarë i Këshillit Drejtues, dekanë dhe prodekanë), pagën bazë do ta marr në përputhje me thirrjen akademike që bartë e jo siç ka qenë me rregulloren e deritanishme ku të gjithë janë paguar me pagën e profesorit të rregullt;
ngritja e fondit të orëve mbinormë prej 5h në 6h (orë) në javë për ligjërata dhe prej 8h në 10h (orë) në javë për ushtrime (normë që e zvogëlon nevojën për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashtëm)
përcaktimi i minimumit dhe maksimumit të grupeve të studentëve në nivelin e studimeve të baçelorit dhe masterit, për ligjërata, ushtrime, laboratore, punë klinike etj.
si dhe sanksionet të cilat kanë të bëjnë me mos-raportim të orëve të humbura (mosmbajtura) nga ana e profesorëve.
Miratimi i kësaj rregulloreje ka ardhur si rrjedhojë e vullnetit të menaxhmentit të UP-së për të bërë ndryshime pozitive në universitet, në mënyrë që të gjithë të punësuarit në UP të vlerësohen dhe shpërblehen vetëm mbi kriterin e bazave meritore, thuhet në njoftimin e UP-së.
Rregullorja në fjalë, e cila është miratuar në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të mbajtur me datë 08.09.2017, do të hyn në fuqi nga 1 tetori 2017, ndërsa me kursimet e pagesave që do të bëhen sipas kësaj rregulloreje, krijohen mundësi më të mëdha për punësime të reja të personelit të rregullt akademik.
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...