Kompensimin e orëve të humbura nga greva e janarit Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e ka kushtëzuar me rritje të koeficientit të mësimdhënësve nga klasa e parë deri në të pestën. Por, të hënën do të merret vendimi final sa i përket kësaj çështje.
Kështu thotë Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi.
“Vendimi final do të jetë të hënën, do ta kemi këtë takim ku do të jenë të ftuar të gjithë drejtorët e DKA’ve, e kemi thirrur këshillin e prindërve, do ta ftojmë dhe SBASHK’un të jetë pjesë e takimit. Do të jetë, ta themi, një qasje e re dhe një përfundim i qasjes së kompensimit të orëve dhe kjo do të jetë finale dhe do të iu mbetet DKA’ve që të zbatojnë udhëzimin adminsitrativ”, ka thënë Bytyqi për RTV21.
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut