Përkundër kërkesave të shumta nga studentët e Universitetit të Prishtinës që mësimi të mbahet me prani fizike në ambientet e fakulteteve. Një vendim i tillë ende nuk është marrë, pavarësisht se ka shkuar edhe në zyrat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur se nuk ka marrë ndonjë vendim nga institucionet përgjegjëse për ndryshimin e organizimit të procesit zgjedhor, shkruan Arbresh.info.
“Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ njoftoi se tani nuk kemi pranuar ndonjë shkresë zyrtare nga instancat përgjegjëse për ndryshim të organizimit të procesit mësimor në UP, në rrethanat e pandemisë Covid-19”, thuhet në sqarimin e UP-së.
Po ashtu, UP-ja thotë se nuk kanë pranuar as ndonjë vendim zyrtar për ndryshim të vlerës së pagesave për studentët.
Sipas njoftimit të UP-së deri në pranimin e vendimeve zyrtare nga organet kompetente, do të vazhdojnë implementimin e vendimeve në fuqi.
Ky reagim i UP-së vjen pasi parlamenti studentor të mërkurën në mbrëmje ka njoftuar se nga një marrëveshje me Qeverinë në detyrë, ndër të tjera është edhe fillimi i mësimit me prezencë fizike./ARBRESH.INFO/
Dalin pamjet nga gjyqi, Ilir Meta brenda në kafazin e xhamit
Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses operacion për kanc...
Tre persona të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në ...
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...