Pavarësisht që kohëve të fundit ka pasur uljeve të rasteve pozitive me Covid-19, studentët e universiteteve publike edhe këtë semestër do të vazhdojnë me ligjërata online.
Ndërsa sa i përket pjesës së praktikës dhe provimeve do të mbahen fizikisht në objekte, shkruan Arbresh.info.
“Tash për tash do të respektohet rekomandimi i IKSHPK-së, ligjëratat do të zhvillohen kryesisht online. Por siç është vepruar edhe më parë për departamentet të cilat kane praktikën në plan programe do të mbahet fizikisht aty ku është e paraparë të zhvillohet praktika edhe provimet do të zhvillohen në praninë e studenteve në salle”, bëhet e ditur nga SBASHK.
Ky plan mund të ndryshohet vetën në rast se kërkon Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik të Kosovës dhe institucionet tjera. /Arbresh.info/
Dogana gjen 11 fishekë në bagazhin e një udhëtari
Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e ...
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Sekuestrohen armë dhe municion në rajonin e Pejës, arrestohe...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...