Zvarritja e Projektligjit për Paga pritet t’i zgjojë në këmbë sërish sindikatat në Kosovë.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) alarmon për grevë në shtator nëse projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve të ’90-ta nuk përshpejtohet për lexim të dytë në Kuvend dhe Ligji për Paga shkon në Qeveri me ndryshimet aktuale, të cilat ata po i cilësojnë diskriminuese, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Shtatori pritet të nisë me protesta nëse projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve të ’90-ta nuk përshpejtohet për lexim të dytë në Kuvend dhe Ligji për Paga shkon në Qeveri me ndryshimet aktuale, të cilat ata po i cilësojnë diskriminuese.
Kjo pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) në çdo kohë mund të paralajmërojë grevë nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga institucionet kompetente. Kështu ka deklaruar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj për gazetën “Zëri”. “I kemi dy çështje, dy sfida që mund ta dërgojnë sistemin arsimor në grevë. E para dhe më e madhja është çështja e fatit të projektligjit për statutin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve të ’90-ta. Pas leximit të parë dhe votimit në lexim të parë po konsiderojmë që po zhargitet çështja e shkuarjes në leximin e dytë dhe votimin përfundimtar. Dhe çështja tjetër është ajo e Ligjit për Paga”, ka thënë Jasharaj.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...